FUN Video

Tradhton të dashurën me një tjetër, ajo i hakmerret keq kur para syve të tij shfaqet babai i saj

Written by Admin S

Një vajzë ishte shumë e bindur që partneri i saj është i duhuri dhe kurrë nuk do ta tradhtonte me një tjetër.

Dhe sa herë që prindërit dhe të afërmit i thoshin se ai nuk është ashtu siç pretendon se është, ajo reagonte ashpër duke e mbrojtur me çdo kusht.

Por, kur babai i saj arriti ta bind që t’i bëjnë të dashurit të saj një kamerë të fshehtë për t’u siguruar nëse ai vërtet është besnik ndaj saj siç ajo mendon, gjërat ndryshuan plotësisht, transmeton Telegrafi.

Derisa ajo së bashku me babanë po qëndronin të ulur në një dhomë dhe po e vështronin gjithë situatën nga ekrani i televizorit, para një kafeneje ishte i ulur i dashur i saj, para të cilit rastësisht shfaqe një bionde e bukur e cila ishte pjesë e kamerës së fshehtë.

Dhe kur ajo iu afrua dhe filloi të bisedojë me të, ai nuk hezitoi fare të kyçet në bisedë dhe të trohet “i afërt” me të. Në një moment ajo i kërkon që t’ia prek kinse “zemrën” si po i rrah, kurse kur u pyet nëse kishte të dashur, pa u menduar dy herë i tha “jo”.

Ky veprim nervozoi tej mase partneren e tij, por sikur kjo të mos mjaftonte ai madje pajtohet që t’ia merr numrin e telefonit në mënyrë që të takohen një ditë tjetër.

Por, babai i saj kishte “gatuar” hakmarrjen, duke i thënë biondes së bukur që ta ftoj në apartamentin e saj. Dhe në momentin që ai u shfaq para derës, ajo doli para tij gjysmë lakuriq duke e joshur qysh në momentin e parë.

Dhe kur i kërkoi që të ulet dhe të relaksohet derisa ajo të rikthehet, para tij u shfaq babai i vajzës që ai kishte tradhtuar. Në ato momente ai mbeti i habitur nga prezenca e tij i cili ia bëri me dije se do ta harrte keq, dhe u mundua t’ia fus frikën në palcë kur ia tregoi rripin.

Duke tentuar t’i shpëtojë më të keqes ai doli me vrap nga apartamenti, kurse para derës po e priste ish-partnerja që gjithashtu ia bëri me dije se është e informuara për gjithçka dhe se lidhje e tyre ka përfunduar.

Pas këtij veprimi ky i ri sigurisht se do të mendohet dy herë para se të ndërmarrë sërish diçka të ngjashme.

About the author

Admin S