Video

Ky test ju tregon a jeni të varur ndaj pornos

Written by Admin S

Varësia ndaj pornografisë prekë një pjesë të vogël të popullsisë globale dhe studiuesit tani kanë gjetur një mënyrë për ta matur varësinë.

Miliona njerëz nëpër botë shikojnë pornografi çdo ditë, krejtësisht kjo falë internetit.

Për shumë njerëz porno nuk është një zëvendësues i seksit, por një plotësim, dhe gjithashtu një mënyrë e mirë për ta zbuluar se çfarë të pëlqen para se ta provosh, transmeton Gazeta Express.

Por kur është porno i tepërt?

Psikologët nga Universiteti Eotvos Lorand në Hungari kanë krijuar një shkallë për të identifikuar përdoruesit ‘problematikë’.

Testi që ata e kanë krijuar është menduar si një vlerësim fillestar. Diagnostikimi i varësisë ndaj pornografisë mund të bëhet vetëm përmes intervistave të thella.

A jeni të varur?

Pjesëmarrësve iu kërkua që të përgjigjen në disa pyetje dhe më pas në bazë të përgjigjeve të nxjerra, varësia u përcaktua duke përdorur këtë sistem vlerësimi:

Kurrë = 1, rrallë= 2, herë pas here = 3, nganjëherë = 4, shpesh = 5, shumë shpesh = 6, gjithë kohën = 7.

Përgjigjet janë këto të cilat duhet t’i vlerësoni në bazë të numrave më lartë:

Porno është pjesë e rëndësishme e jetës sime

E përdori pornon për të qetësuar ndjenjat e mia

Porno shkakton probleme në jetën time seksuale

Ndjeja se duhej të shikoja më shumë dhe më shumë porno për kënaqësi

Kam tentuar të reduktoj sasinë e pornos që e shikoj

Stresohesha kur diçka më parandalonte të shikoja porno

Porno më ndihmon t’i largoj ndjenjat negative

Porno më parandalonte të nxjerra më të mirën nga vetja

Ndjeja se kisha nevojë për më shumë porno që t’i plotësoja nevojat e mia

Kur thosha se nuk do të shikoj më porno, e bëja vetëm për një periudhë të shkurtër kohore

Shqetësohesha kur nuk mund të shikoja porno

E planifikoja vazhdimisht kur të shikoj porno

Më largohej tensioni kur shikoja porno

Neglizhoja aktivitetet e tjera si rezultat i shikimit të pornos

Gradualisht shikoja porno më “ekstrem”, sepse pornoja që e shikoja më parë më dukej më pak i kënaqshëm

Rezistoja të shikoja porno vetëm për pak kohë

Më mungonte shumë porno kur nuk shikoja për një kohë të gjatë

______________________________________________________________________

Sipas studimit, një arritje totale prej 76 ose më lartë sugjeron se jeni të varur ndaj pornografisë. Shkalla u krijua duke përdorur 772 pjesëmarrës, 390 femra dhe 3892 meshkuj.

 

About the author

Admin S